Kryesore

Trafiqet/ DASH godet rëndë qeverinë: Nuk plotësoi kërkesat minimale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:19 - 26/06/20 |
mapo.al

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për trafiqet e qenieve njërëzore. Në raport DASH thotë se qeveria shqiptare nuk ka plotësuar as kërkesat minimale.


Raporti thekson se Shqipëria dënoi 5 trafikantë të qenieve njerëzore për dy vite, 2018-2019, më i ulëti që në vitin 2014-të.


“Qeveria nuk bëri përpjekje për të mbrojtur emigrantët, azilkërkuesit, fëmijët, etj. Qeveria shqiptare ka vonuar financimin e organizatave që merren me trafikun e njerëzve. Qeveria nuk plotëson standartet minimale në disa fusha. Prokurorët dhe vëzhguesit nuk kanë trajnim e duhur. Burime të pakta për të luftuar trafikimin.


Qeveria nuk ka hetuar ose penalizuar zyrtarët e përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore, ose për korrupsion”, – thuhet në raportin për Shqipërinë.


Megjithatë, DASH vlerëson disa përpjekje aktuale të qeverisë shqiptare për të luftuar fenomenin, duke shënuar një rritje krahasuar me 2019.

RAPORTI I PLOTE


Etiketa: , ,

Pas