Një adoloshent 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Greqi.
I riu po udhëtonte në një automjet së bashku me tre bashkëmoshatarët e tij.
Sipas mediave greke, automjeti për shkaqe ende të panjohura, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.
Zjarri i ka marrë jetën të riut, i cili nuk ka mundur të dalë nga makina ashtu si shokët e tij.
Sipas dëshmitarëve okularë , mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me disa bordura të trotuarit.
Policia rrugore greke ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike.
Të tre të rinjtë e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa vetëm njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të lehta.