Tragjedi ajrore në Kenia. Një “Boeing 737” i “Ethiopian Airlines” është rrëzuar teksa fluturonte nga Addis Abeda për në Nairobi, në Kenia. Lajmin e bëjnë të ditur BBC dhe Al Jazeera. Zyra e kryeministrit të Etiopisë ka thënë që në bordin e avionit ishin 157 pasagjerë, prej të cilëve 8 pjesëtarë të ekuipazhit dhe 149 pasagjerë.
Nuk raportohet për persona të mbijetuar nga rrëzimi i avionit. Mediat e Addis Abeba thonë që avioni u zhduk nga radarët 6 minuta pasi ishte ngjitur në ajër dhe është rrëzuar në një zonë rreth 48 kilometra në distancë nga kryeqyteti.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.