Aktualitet

Tragjedi e lajme të mira, pamje nga spitali i shkrumbuar në Tetovë (VIDEO+FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:05 - 09/09/21 |
mapo.al

Tetova ka shpallur tre ditë zie për tragjedinë që ndodhi një natë më parë. Publikohen edhe pamjet e spitalit që u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme, godinë ku trajtoheshin pacientët e infektuar me koronavirus. Siç shihet qartë në pamjet e siguruara, struktura është shkrumbuar totalisht. Deri më tani, raportohet zyrtarisht për 14 viktima, ndërsa numri i të vdekurve mund të rritet në orët në vijim






Prokuroria atje, tha se ka nisur hetimet për rastin në fjalë, ndërsa një gazetar tha për mediat se muajin që lamë pas spitalit iu dëmtuan tubat e oksigjenit. Sipas tij, shpërthimi i bombolave mund të ketë shkaktuar edhe zjarrin, ndërsa këtë nuk e thotë me siguri pasi pritet një raport nga autoritetet vendase.


Lufta e zjarrfikësve me flakët ka qenë e vështirë. Në pamje nuk shikon gjë tjetër veçse shkrumb e hi.







<
>
TETOVAA 1 241649191_1745046395682938_6634194688779294917_n 241642792_1745046695682908_4272332804673735585_n 241686498_1745046489016262_3836767580197033000_n 241655503_1745046619016249_7907960372829950919_n 241649190_1745046969016214_7282082196491331169_n

Mes kësaj tragjedie, ka dhë një lajm të mirë. Nga kjo strukturë e djegur, thuhet se 12 pacientë janë nxjerrë të gjallë dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht shpëtuan, mrekulli.

Lexo edhe :  Konferenca Rama-Merkel më pak se 40 min dhe 'protesta' e gazetarëve nga Kosova


Reagimet në rrjet janë të panumërta. Politikanë, artistë dhe qytetarë të thjeshtë kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve ju urojnë shërim të shpejtë. Pamjet janë të rënda, nga momenti i mbrëmshëm që spitali po digjet, bashkë me pacientët brenda godinës, deri tek pamjet e sotme, ku gjithçka është shkrumbuar.



Siç mësohet nga Prokuroria vendase, nuk ka asnjë viktimë nga stafi mjekësor, por vetëm pacientë. Zyrtarët shprehen se kanë nisur hetimet për të zbardhur sa më parë këtë ngjarje që ka tronditur vendin, dhe jo vetëm.

*SHËNIM* – Gazeta Mapo i bashkohet lutjeve për Tetovën, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave si dhe i uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Tragjedi të tilla, urojmë të mos ndodhin më kurrë, në asnjë vend. *

LEXO EDHE:

Lajm i mirë nga Tetova – 12 persona nxirren të gjallë nga spitali i shkrumbuar

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas