Një ngjarje e rëndë, një tragjedi e vërtetë ndodhi në lumin Tigër, në Mosul të Irakut. 102 persona janë mbytur si pasojë e përmbytjes së një trageti. Zyrtarët irakenë thanë se ndër viktimat, të paktën 12 ishin fëmijë.
“Më shumë se 170 vetë ishin në bord dhe rreth 60 njerëz janë zhdukur”, tha Kryetari i Mosulit Zuhair al-Araji, shkruan CNN.
Viktimat janë të shumtë në numër, për shkak se shumica e atyre që ishin në bord nuk dinin not, pasi kishte shumë fëmijë dhe të moshuar si pasagjerë.