Aktualitet

Tragjedi në Berat, 7-vjeçari mbytet në lumin Osum














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 22/07/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Beratit ku një i mitur është mbytur në lumin Osum.






Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, dhe sipas autoriteteve 7 vjeç është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.


Raportohet se i ati ka qënë duke kullotur bagëtinë pak metra më larg. Forcat e policisë bashkë me banorët bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të të miturit.





Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.



Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe :  Kultivuesi “kapet mat” duke ujitur kanabisin në Berat


32


Etiketa: , , ,

Pas