Kronika

Tragjedi në Dibër, humbin jetën në minierë inxhinieri dhe dy minatorët (EMRAT)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:39 - 29/10/20 |
mapo.al

Ngjarje e rëndë në Dibër! Nxirren pas 48 orësh tre trupa të pajetë nga miniera e Selishtës.


Tre viktimat kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre prej orësh.


Ka qenë vëllai i njërit prej tyre që ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin, duke alarmuar dhe banorët e zonës, të cilët kanë shkuar te miniera ku ata punonin.



Pas kërkimeve që kanë zgjatur disa orë, mëngjesin e sotëm të pajetë nga miniera janë nxjerrë inxhinieri Ismail Hoxha, 62 vjeç, si minatorët Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rruzhdi Rushiti, 29 vjeç.


Ata kanë qenë duke punuar në një thellësi prej 100 m. Minatorët dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksimi si pasojë e rrjedhjes së gazit.


Detajet e Policisë
Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi,
F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , , , ,

Pas