Në fshatin Hoxhare e vjetër të njësisë Dermenas në Fier është gjetur një trup i pajetë. Mendohet se viktima është një burrë i cili është përplasur nga makina dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Burimet e para theksojnë se pas përplasjes trupi i pajetë është gjetur nga familjarët dhe është shoqëruar për në spitalin e Fierit nga i ati.
Mësohet se ai është një 22-vjecar me iniciale A.Xh. Viktima ndodhet në morgun e spitalit te Fierit. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku mbeti i vdekur 22-vjeçari fierak.