Aktualitet

Tragjedi në Itali, basketbollisti humb jetën pas një infarkti në fushë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:01 - 18/10/21 |
mapo.al

Haitem Jabeur Fathallah, basketbollisti 32 vjeçar i Fortitudo Messina, është ndarë nga jeta në spitalin e Reggio Calabrias ku u dërgua me urgjencë pas një infarkti të pësuar gjatë ndeshjes kundër Dierre Reggio, e vlefshme për kampionatin e basketbollit Serie C Gold.






Fathallah u rrëzua në tokë duke humbur vetëdijen: loja u ndërpre menjëherë për të ndihmuar basketbollistin, i dërguar me ambulancë në spital ku vdiq pak pas shtrimit në spital.


Pasi Fathallah u rrëzua, ndërhynë gjithashtu edhe disa mjekë, të cilët po ndiqnin ndeshjen nga tribunat dhe u përpoqën më kot për të ringjallur lojtarin.







Mjekët, pasi kuptuan rëndësinë e situatës, kërkuan ndërhyrjen e një ambulance të pajisur për rianimim.




Lojtari, pas infarktit që e goditi dhe gjatë transportit në spital, ishte gjatë gjithë kohës pa ndjenja. Fathallah kishte mbi 250 paraqitje në ligat e basketbollit.



I lindur në Agrigento, pasi luajti me Porto Empedocle, Racalmuto dhe Licata, ai arriti te Messina në sezonin 2016/2017, duke luajtur së pari në Basket School dhe më vonë në Fortitudo Messina.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas