Aktualitet

Tragjedi në Pogradec/ Gruaja vdiq nga koronavirusi, burri pëson infarkt dhe humb jetën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:57 - 25/07/20 |
mapo.al

Ndër fatkeqët që dje humbën betejën me COVID-19 ka qenë edhe një 68-vjeçare nga Pogradeci. Ajo prej ditësh ishte e shtruar në Spitalin Infektiv.


Gruaja 68-vjeçare u raportua në 24 orët e fundit mes pesë personave që ndërruan jetë në vendin tonë, pasojë e Covid-19. Mësohet se ajo vuante po ashtu edhe nga disa sëmundje kronike.


Por drama për familjen e 68-vjeçares është shtuar edhe më tej, pasi bashkëshorti i saj, për shkak të dhimbjes nga humbja e së shoqes, ka ndërruar jetë në banesën e tij.


Ai ka pësuar arrest kardiak pak orë pasi ka marrë vesh lajmin për humbjen e bashkëshortes nga COVID 19. Është kjo një ndër dramat më të fundit në vendin tonë, si pasojë e Covid-19.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas