Një avion me 28 persona në bord dyshohet se është rrëzuar në det, në Rusinë Lindore.
Ndërsa po përgatitej për ulje, aeroplani rus i tipit “AN-26” humbi kontaktin me qendrën e kontrollit të trafikut ajror. Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë ende.
Avioni kishte në bord 22 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Në zonë janë dërguar menjëherë helikopterë de avionë, ndërkohë që aktivitetet e kërkim-shpëtimit kanë nisur edhe në terren.