Aktualitet

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me parashutistë, 16 viktima














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 10/10/21 |
mapo.al

16 persona kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të një avioni me parashutistë në Rusi, në Tatarstan.






Mediat në Rusi bëjnë me dije se avioni L-410 me parashutistët e klubit lokal u rrëzua në zonën e Menzelinskut.


Në bord ndodheshin 23 persona mes të cilëve 21 parashutistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.







Informacioni u konfirmua nga shërbimi i zyrës së shtypit të drejtorisë rajonale të Ministrisë së Situatës së Emergjencave.




Njësitë e shpëtimit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga informacionet paraprake, dyshohet se pas rrëzimit avioni shpërtheu në flakë.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas