SHBA – Katër njerëz vdiqën mes trazirave në ndërtesën e Kapitolit, Uashington. Lajmi konfirmohet nga shefi i Policisë, Robert Contee.
Vdekjet vijnë pasi një turmë mbështetësish të presidentit Donald Trump u përpoq të parandalonte konfirmimin e fitores elektorale të demokratit Joe Biden.
Viktimat janë dy gra dhe dy burra.
Një grua u qëllua me armë zjarri nga efektivët pasi po përpiqej të thyente barrikadën e vendosur nga Policia e Kapitolit. Ndërsa tre të tjerët ndërruan jetë teksa po u jepej ndihma mjekësore.
Të paktën katërmbëdhjetë oficerë policie janë plagosur, bëri të ditur Contee, teksa shtoi se një prej tyre kishte lëndime serioze.
“Ky është një incident tragjik dhe unë i dërgoj ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të viktimave”, – tha shefi i Policisë.
Kryetarja e Bashkisë, Muriel Bowser njoftoi se “emergjenca publike” do të zgjatet edhe me 15 ditë të tjera.
Ky urdhër do të jetë në fuqi deri më 22 janar – dy ditë pas emërimit të Joe Biden si president i 46-të të Shteteve të Bashkuara.
Deri më tani, janë arrestuar më shumë se 52 persona.
Etiketa: Donald Trump, Joe Biden, kater te vdekur, Protesta ne SHBA