Bota

Tragjedi në Ukrainë – Rrëzohet avioni me studentë, 20 viktima (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:04 - 25/09/20 |
mapo.al

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një avioni në Ukrainë. Avioni ushtarak Antonov AN-26 u rrëzua pranë qytetit Chugheev në rajonin Kharkiv të Ukrainës sot, raportojnë mediat lokale.


Raportohet se avioni u rrëzua pranë një rruge gjatë një fluturimi stërvitor. Dy pasagjerë të tjerë mbijetuan por janë plagosur rëndë. Autoritetet tani po kërkojnë të paktën edhe një të mbijetuar.


Policia ukrainase po heton informacionin në lidhje me rrëzimin e avionit në rajonin më të madh të Kharkiv.


Besohet se avioni mbante studentë nga Universiteti i Forcave Ajrore Kharkiv, një strukturë trajnimi ushtarake.


Presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetet sociale e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të tmerrshme.



Etiketa: , ,

Pas