Aktualitet

Ngjarja në Bulqizë, reagon Meta: Jam i tronditur, do jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:49 - 14/02/20 |
mapo.al

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas tragjedisë në Bulqizë, ku tre anëtarë të një familje, nëna me dy fëmijë, humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda në shtëpi. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatrin Ostren. Presidenti Meta ka ndarë dhimbjen me familjen Tolaj, duke theksuar se ngjarja e ka tronditur thellësisht. “Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”, është premtimi i presidentit Meta.


Postimi i Metës
Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore.
Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj! 






Pas