Aktualitet

Tragjedia e Bulqizës, Meta viziton vajzën e mbijetuar në Spitalin e Traumës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:52 - 14/02/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar në ambientet e spitalit të Traumës, vajzën e mbijetuar të familjes Tola, nga Bulqiza.


Kreu i shtetit bëri të ditur se gjendja e 16-vjeçares, Merita Tola është e qëndrueshme dhe mjekët po punojnë për ta mbajtur gjendjen e saj të stabilizuar.



Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë, për ta mbajtur jashtë çdo rreziku. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj dhe me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Tola dhe gjithë komunitetit të Bulqizës. Do jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme”, tha presidenti Meta.


Merita Tola humbi nënën, vëllain dhe motrën e saj si pasojë e rrjedhjes së gazit në shtëpi.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas