Tre anëtarë të një familje nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë në Shqipëri për shkak të helmimit nga ushqimi. Dy ndërruan jetë dje dhe i treti sot. Viktimat janë Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti
Familja nga Kosova ishte vendosur në një shtëpi me qira në Gjirin e Lalzit ku po qëndronin me pushime prej disa ditësh.
Shkak i vdekjes dyshohet se kanë qenë kërpudhat, që po sipas të dhënave të para dyshohet se i kishin mbledhur pranë banesës dhe i kishin konsumuar.
Pas problemeve të para shëndetësore tre anëtarët e familjes kishin shkuar në qendrën shëndetësore Manëz për mjekim dhe më pas ishin kthyer në banesë, por gjendja u agravua dhe fatkeqësisht ndërruan jetë.
Mësohet se janë proceduar në gjendje të lirë dy mjekët e spitalit të Durrësit që i kanë pritur për t’u dhënë ndihmën e parë, por pa mundur t’i shpëtojnë.
LEXO EDHE:
Tragjedia e familjes gjilanase në Shqipëri, reagimet prekëse të të afërmve