Aktualitet

Tragjedia e familjes kosovare, policia procedon dy mjekë: Mjekim i pakujdesshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:00 - 09/05/21 |
mapo.al

Tre anëtarë të një familje nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë në Shqipëri për shkak të helmimit nga kërpudhat. Dy ndërruan jetë dje dhe i treti sot. Viktimat janë Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti. Lidhur me ngjarjen, policia ka proceduar penaliaht dy mjekë të qendrës shëndetësore në Manëz, Sh. B., dhe J.K., për mjekim të pakujdesshëm






Familja nga Kosova kishte ardhur në Gjirin e Lalëzit dhe po qëndronin në shtëpinë e tyre me pushime prej disa ditësh.


Shkak i vdekjes dyshohet se kanë qenë kërpudhat, që po sipas të dhënave të para dyshohet se i kishin mbledhur në pyll dhe i kishin konsumuar në shtëpinë e tyre.







Pas problemeve të para shëndetësore tre anëtarët e familjes Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti shkuan në qendrën shëndetësore Manëz për mjekim dhe më pas ishin kthyer në banesë, por gjendja u agravua dhe fatkeqësisht ndërruan jetë.



LEXO EDHE:



Tragjedia e familjes kosovare, dyshohet se u helmuan nga kërpudhat në Lalëz

1


Etiketa: ,

Pas