Aktualitet

Tragjedia e Velipojës, pas 2 motrave dhe nënës, vdes edhe djali 12-vjeçar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:38 - 20/09/21 |
mapo.al

Thellohet tragjedia e ndodhur në muajin korrik, nga shpërthimi i një bombole gazi në një hotel të Velipojës.






Sot ka ndërruar jetë në spitalin në Itali, edhe djali 12-vjeçar Enriko Gjoka. Enriko ishte e vetmja shpresë e mbetur për familjen Gjoka, e cila u shua në mënyrë tragjike.


Kujtojmë se më parë ndërruan jetë nëna dhe dy motrat e tij, të cilat u dërguan për mjekim të specializuar në Itali por nuk mundën dot t’iu mbijetojnë plagëve.







Familja Gjoka nga Lezha kishte një hotel në Velipojë, ku kishin shkuar në fillim të muajit korrik të këtij viti për t’u bërë gati për sezonin turistik.



Mirëpo atyre u shpërtheu bombola e gazit duke i lënë të plagosur rëndë të gjithë pjesëtart e familjes që ndodheshin në banesë: Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna).

Lexo edhe :  Velipojë/ Shpërthimi i bombolës, humb jetën dhe nëna e vajzave, një i mbijetuar


Ata u dërguan për mjekim të specializuar në Itali, por asnjëri nuk u kthye gjallë në Shqipëri.

I vetmi që shpëtoi nga tragjedia pasi nuk ndodhej i pranishëm, është kryefamiljari Arben Gjoka, i cili prej vitesh jeton në emigracion.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar Petrit Mollaj, tregtar gazi. Ai dyshohet se i shiti gazin në kundërshtim me ligjin familjes Gjoka.

116


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas