Aktualitet

Tragjedia në Librazhd, vëllai i Rezartës kërcënon kunatin me vrasje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:52 - 17/12/19 |
mapo.al

Dy familjet Xibrraku dhe Hajdari në Librazhd nga krushqi mund të përfundojnë në hasmëri. Shkak është bërë vdekja e 19-vjeçares Rezarta Xibrraku, vetëm pesë ditë pasi ishte martuar me Olsi Hajdarin, në fshatin Xhyrë. Policia tha fillimisht se shkak për vdekjen dyshohet të ketë qenë helmimi me fostoksinë.


Sipas mjekut reanimator dhe toksikologut të Spitalit të Librazhdit, dy trupat mbanin aromën e lëndës helmuese. Ndërsa nga ana tjetër, Olsi Hajdari, i mbijetuar i tragjedisë, thotë se helmimi mund të jetë shkaktuar nga mangalli me prush të cilin ata e kishin mbajtur në dhomë gjatë natës.



Përgjigjja e autopsisë mjeko-ligjore do të marrë edhe disa ditë kohë deri në konkluzionet përfundimtare, por reagime të forta kanë ardhur nga familja e vajzës.


Vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku ka deklaruar sërish sot kunatin e tij, Olsi Hajdari, se do mbajë përgjegjësi për vdekjen e motrës. Ai ka shkuar edhe më tej duke e kërcënuar me vrasje 27-vjeçarin.

“Ne arsyen do ta gjejmë në polici. Fola mbrëmë me Olsin në telefon edhe e pyeta si qe ngjarja. Tha hëngrëm darkë, shkuam për të fjetur edhe mora një mangall me prush. E vendosa në dhomë tha, edhe shkojmë e flemë thotë. Kaq mbaj mend thotë. Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund, nuk do t’i lëmë rehat, do t’ia marr dhe unë jetën siç iku motra ime nën dhe, ashtu do të iki dhe ai nën dhe. Dyshojmë që mund të jetë vrasje. Motra ime nuk ishte e sëmurë. Ishte e mirë, e shkathët dhe nuk e vriste veten”, është shprehur ai.

Më tej ai u shpreh para mediave se nuk do gjejë qetësi Olsi, kunati dhe familja e tij derisa të zbardhet e vërteta. “Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund. Nuk kemi qenë tek shtëpia. Çfarë pati motra? Kush ia mori jetën motrës time? Nuk do i lemë rehat”, u shpreh ai.

Të afërmit dhe fqinjët i bëjnë apel autoriteteve që të ndërhyjnë për të shuar tensionet mes dy familjeve, përpara se tragjedia të marrë përmasa edhe më të mëdha, duke çuar në hasmëri dy familjet të cilat pak ditë më parë ndanë me njëra-tjetrin gëzimin e kurorëzimit të Olsit me Rezartën.

Dy të rinjtë u gjetën në gjendje kritike
19-vjeçarja Rezarta Xibrraku dhe bashkëshorti i saj 27-vjeçar, Olsi Hajdari u gjetën të hèlmuar në shtëpinë e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Rezarta, që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jète, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spitalin e Librazhdit dhe ia doli që të shpëtonte.

Fillimisht u raportua si vètëhelmim, ndërsa pista tjetër ku kanë nisur hetimet është se mund t’i ketë hèlmuar dikush me fostoksinë. Vetë Olsi pretendon se i ka helmuar mangalla me prush që kishin marrë gjatë natës në dhomë. Familja e Rezartës fajëson familjen e dhëndrit dhe kërcënojnë se do të marrin hak.

Policia dhe Prokuroria ende po hetojnë për rastin, pasi deklaratat e të afërmeve janë kontradiktore dhe ngjallin dyshime.

LEXO EDHE:

Helmimi i çiftit, 27-vjeçari del nga spitali dhe rrëfen të vërtetën


Etiketa: , ,

Pas