Aktualitet

Tragjedia në Tetovë, gazetari: Në gusht spitalit iu dëmtuan tubat e oksigjenit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:21 - 09/09/21 |
mapo.al

Tetova u trondit nga një zjarr i rënë në një spital ku trajtoheshin pacientët me COVID gjatë mbrëmjes së djeshme. Nga ky zjarr raportohen të paktën 14 viktima ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ky bilanc tragjik të përkeqësohet.






Në një lidhje telefonike për “ABC-ja e Mëngjesit”, gazetari Seladin Xhezari ka raportuar se sipas burimeve dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi që ka bërë më pas që zjarri të përhapet me shpejtësi në të gjithë strukturën spitalore.


Sipas Xhezairit zjarri ka rënë rreth orës 21:02, ndërsa në spital raportohet se kanë qenë rreth 26 persona.







Më tej gazetari ka theksuar se në këtë spital më 23 gusht të këtij viti u dëmtuan tubat e oksigjenit dhe të ajrit të kondensuar por policia ende nuk e ka zbardhur çështjen.





“Burime të brendshme dhe dëshmitarë okular tregojnë se ka pasur një zjarr të madh dhe nuk u ka dhënë hapësire të ikin. Zjarri ka qenë i papritur. Dyshohet se kanë shpërthyer bombolat e gazit. Shpërthimi ka ndodhur diku rreth orës 21:02. Deri në shpërthim raportohet se ka pasur 24 apo 26 të punësuar në këtë spital.

Më 23 gusht ka pasur një përpjekje sabotimi dhe ka pasur dy dëmtime të tubave që çojnë oksigjen dhe ajër në këtë spital. Nuk është zbardhur se kush dhe pse u dëmtuan dy tubat. Në atë kohë numri i viktimave do të kishte qenë më i lartë. Janë disa viktima dhe nuk dihet se sa do shkojë bilanci. Nuk mbahet mend që një tragjedi e tillë të ketë ndodhur.” – tha ai.

LEXO EDHE:

Lajm i mirë nga Tetova – 12 persona nxirren të gjallë nga spitali i shkrumbuar

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas