Aktualitet

Tragjedia – Rama, Meta dhe Basha: E rëndë, lutjet tona shkojnë për Tetovën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:20 - 09/09/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta, kanë reaguar përmes rrjeteve sociale për tragjedinë e ndodhur në Tetovë. Një spital ku trajtoheshin të sëmurët me koronavirus, u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Zyrtarisht, deri më tani janë konfirmuar 14 viktima, pacientë, ndërsa nuk ka të vdekur nga stafi mjekësor, konfirmon Prokuroria atje.






Burime bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për ngjarjen ndërsa numri i viktimave mund të rritet në vijim.


Kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, shprehet se lutjet e tij shkojnë për Tetovën, ndërsa Basha shprehet se ky është një lajm që na pikëlloi të gjithëve. Më tej, Basha thotë se i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave.







Kreu i shtetit, Ilir Meta, thotë se kjo ngjarje është shumë tronditëse. Më tej, Meta i shpreh gjithashtu ngushëllimet të afërmve të viktimave, ndërsa ju uron shërim të shpejtë të plagosurve.



Mes reagimeve, edhe Olta Xhaçka shprehet e pikëlluar nga kjo tragjedi, ndërsa i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e mbarë komunitetit shqiptar.



Statusi i Ramës
Bashkohem me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja❤️

Lexo edhe :  Përjashtimi i Berishës, Basha mbledh në seli 8 deputetë: Porosia

Statusi i Bashës
Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!

Statusi i Metës
Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës. Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre! Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve! Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!

Statusi i Xhaçkës
Thellësisht të pikëlluar nga tragjedia në spitalin COVID të Tetovës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve e mbarë komunitetit shqiptar. Dhimbja juaj është dhimbja jonë, tragjedia juaj është tragjedia jonë.

LEXO EDHE:

Tragjedia në Tetovë, zyrtarisht 14 viktima, asnjë mjek mes tyre

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas