Aktualitet

Tragjedia shqiptare e Letonisë/ Kush ishte Major Klodian Tanushi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:45 - 10/05/19 |
ro ot

Major Klodian Tanushi mbylli sytë sot në Letoni 4 ditë pasi u plagos rëndë në incidentin në Camp Adazi në Letoni. Ai ishte komandati i grup-batalionit të përbërë prej 23 ushtarakësh shqiptarë që kishin nisur misionin në Janar. Fatkeqësisht prej Letonie erdhi e vdekur nëntetare Zarife Hasaj e cila sot u përcoll në banesën e fundit, ndërsa pritet të vijë dhe trupi i pajetë i Komandatit. Rrethanat se si ndodhi shpërthimi i 6 Majit, që u mori jetën dy ushtarakëve tanë ende nuk dihen.






Më poshtë jeshkrimi i tij


Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.







Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.




Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”
Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.



Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

 

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas