Aktualitet

Tragjike, dy aktorë humbin jetën gjatë provave për serialin televiziv





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 18/01/20 |
mapo.al

Dy aktorë ranë nga një urë dhe vdiqën ndërsa punonin për serialin televiziv meksikan “Sin Miedo a la Verdad” (Pa frikë nga e vërteta), njoftoi të premten rrjeti meksikan Televisa. Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke provuar një skenë të enjten kur ndodhi incidenti, tha Televisa në një deklaratë. Mësohet se ata kanë rënë nga një lartësi e konsiderueshme, duke humbur jetën në vend.


<
>
Skena2 Skena1 aktoret aktoret1 aktoret2

“Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilëve ne iu dërgojmë ngushëllimet tona”, tha rrjeti.



Producentët e shfaqjes ishin duke punuar me autoritetet e qytetit të Meksikës, tha rrjeti, por nuk u lëshuan më shumë detaje rreth vendndodhjes së saktë të incidentit.


Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke filmuar sezonin e tretë të “Sin Miedo a la Verdad”. Shfaqja, me protagonist aktorin Alex Perea, doli premierë në vitin 2018 dhe tregon historinë e një hakeri të ri ndërsa ai ndihmon viktimat e krimit, sulmit në internet dhe korrupsionit.

Përveç rolit të tij në shfaqjen e Televisës, Navarro Sánchez së fundmi u shfaq në filmin “Monarca” të Netflix. Rivera ishte pjesë e kastit të serialit televiziv popullor të Telemundo “El Señor de los Cielos”.



Pas