Kronika

Tragjike/ I riu me koronavirus hidhet nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, humb jetën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:40 - 13/08/20 |
mapo.al

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një i ri, i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” (Covid2), është hedhur nga kati i tretë i spitalit.


Burime për mediat bëjnë me dije se 29-vjeçari, i identifikuar si Xh.K, ishte i prekur me Covid-19, por nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt aktit ekstrem.


Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i Polcisë:


Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , ,

Pas