Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ditën e sotme, 7 janar 2022.
Një fëmijë vetëm 3 vjeç humbi jetën në një kopësht privat “Flatrat e Dijes” në zonën e quajtur “Autogrilla”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, informon policia e Fierit.
I mituri është dërguar në spital nga edukatorët, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Fëmija është konstatuar me një shenjë hematome në fyt dhe se në spital kishte mbërritur i vdekur.
“Takova doktorin dhe më tha se djali ka ardhur pa shenja jete. Djalin nuk e shpëtuam. Më tha kishte një shenjë në grykë. Duam drejtësi”, thotë daja i fëmijës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.
Trupi i pajetë është dërguar në morg dhe pritet të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të përcaktojë shkaqet.
Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të kopshtit pasi vdekja ka ndodhur në ambientet e brendshme të tij.