Aktualitet

Tragjike në Itali, 34-vjeçari vret dy vëllezërit e mitur dhe një të moshuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 13/06/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Itali në zonën e Ardea, pak kilometra larg Romës, ku një 34-vjeçar qëlloi për vdekje me armë dy fëmijë dhe një burrë të moshuar.






Viktimat janë vëllezërit David dhe Daniel Fusinato të moshave 3 dhe 8 vjeç, si dhe i moshuari Salvatore Ranieri 84 vjeç. Dy fëmijët kanë qenë duke luajtur pak metra larg shtëpisë së tyre kur u qëlluan me armë nga 34-vjeçari. Plumbat i zunë në kokë dhe në zemër. Ndërsa 84-vjeçari mbërriti në park me biçikletë kur u qëllua me 2 plumba.


Autori, i identifikuar si Andrea Pignani, u largua nga vendngjarja dhe u izolua brenda një shtëpie. Forca të shumta të policisë rrethuan banesën dhe i bënë thirrje të vetëdorëzohej.







Pas 3 orësh, policia vendosi të ndërhynte dhe gjeti brenda banesës 34-vjeçarin të vdekur.

Lexo edhe :  Apeli e dënoi me 2 vite burg - Mapo siguron foton, Llalla pret trenin në Itali


Ai kishte vrarë veten me armë pas masakrës që kishte shkaktuar. Autori ishte një banor i zonës dhe ka qenë person problematik. Edhe në të kaluarën ka shkaktuar probleme me banorët e tjerë.



Mediat italiane raportojnë se babai i dy vëllezërve që mbetën të vrarë është me masë sigurie “arrest shtëpie” për drogë. Sipas ANSA, ai është shprehur se autori që i vrau dy djemtë lëvizte i lirë i armatosur dhe askush nuk e kontrollonte.

1


Etiketa: ,

Pas