Itali-Një tragjedi ka ndodhur mbrëmë në provincën e Fermo-s, përgjatë rrugës që lidh Valmirin me Petritolin, pak para hyrjes në qendrën historike. Një djalë 10-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik.
I ati, 40 vjeç, banues prej shumë vitesh në Valmiri, humbi kontrollin e makinës tip “Fiat Panda” dhe u përplas me një mur, që solli më pas përmbysjen e saj. Aksidenti bëri që vogëlushi të dilte nga mjeti dhe të pësonte plagë të rënda, të cilave nuk u shpëtoi dot.
Çdo përpjekje për të shpëtuar jetën e fëmijës ishte e kotë, ndërsa i ati pasi u nxorr nga makina falë zjarrfikësve dhe kujdesit të parë që iu dha në vend, u transportua në kushte shumë të rënda në spitalin e provincës.
Teksa policia po heton shkaqet e aksidentit në vendgjarje, trupi i foshnjës u dërgua morgun e Fermo-s.