Aktualitet

Tragjike! Vdes në aksident futbollisti spanjoll Hoze Antonio Reyes








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 01/06/19 |
mapo.al

Hoze Antonio Reyes, ish-futbollist i Seviljes, Arsenalit dhe Real Madridit, që luante në radhët e skuadrës së Ekstremaduras, ka humbur jetën pak çaste më parë në një aksident në rrethinat e Utreras.


Sulmuesi, 35-vjeç, ka mbetur i vdekur në një aksident në autostradën Sevilje-Utrera. Ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka dalë nga rruga. Makina ka përfunduar në kanal, por përplasja ka rezultuar fatale për futbollistin spanjoll, i cili ka humbur jetën në vend.


Lajmin e ka konfirmuar klubi i Seviljes nëpërmjet një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ndërsa e gjithë bota e futbollit sot është në zi.


Reyes u bë i njohur kur në vitin 2004 u transferua nga Sevilja te Arsenali në Angli për 30 milionë paund, ku zhvilloi dy sezone fantastike me lojë të shkëlqyer dhe gola spektakolarë.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas