Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin Fushë Krujë-Vorë.
Dy persona mësohet se kanë mbetur të plagosur pasi çiklomotori me të cilin lëviznin u përplas nga një trajler.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.