Presidenti Ilir Meta ka bërë një dedikim prekës për ish-trajnerin e kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi, i cili është ulur në stolin e Azerbajxhanit.
“U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t’i uroja sa më shumë suksese”, shprehet Meta.
Kreu i shtetit ka zgjedhur t’i drejtohet jo nota humori De Biasit kur i përmend emrin e shqiptuar në rrjetet sociale, Gani Abazi. “Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur!”, shton Meta, ndërsa postimit i ka bashkëngjitur edhe një foto me ish-trajnerin më të suksesshëm në historinë e kombëtares shqiptare.
Postimi i Metës
Tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it e shumë lidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re, trajnerin e ri të Kombëtares⚽ së tyre Gianni De Biasi. 🇮🇹🇦🇱🇦🇿
U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t’i uroja sa më shumë suksese.
Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur! 👐🇦🇱