Të hënën, Ervin Bulku do të jetë trajneri i dhjetë i Kombëtares shqiptare në epokën “Duka”. Deri tani, nga viti 2002 deri në vitin 2019 kanë qenë 9 trajnerë që kanë drejtuar kuqezinjtë. Një histori shkarkimesh, dorëheqjesh dhe largimesh. I pari ishte Sulejman Demollari, aventura e të cilit zgjati shumë pak dhe pastaj nisi gjuetia e Dukës për trajnerë të huaj. Xhuzepe Dosena dha dorëheqjen pas 2 ndeshjesh (3 përfshirë edhe Kosovën), ndërsa Brigelit nuk iu rinovua më kontrata.
Oto Bariç gjithashtu dha dorëheqjen pas rezultateve të dobëta, ndërsa Ari Han dhe Josif Kuzhe u shkarkuan nga presidenti. Mustedanagiç e ka drejtuar skuadrën shumë pak, ndërsa De Biazi ishte rast unik sepse fitoi të drejtën e rinovimit dhe qëndroi për 5 vite. Ai zgjidhi kontratën duke gjetur gjuhën e përbashkët me Dukën. I fundit, Kristian Panuçi, u shkarkua sepse nuk pranoi të jepte dorëheqjen, pavarësisht rezultateve të dobëta.