Sport

Trajneri i Barcelonës, Koeman: Performanca e Messit mund të jetë më mirë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:44 - 20/10/20 |
mapo.al

Performanca e Lionel Messit “mund të jenë më e mirë” por kapiteni i Barcelonës është “i lumtur”, thotë menaxheri i ri Ronald Koeman.


Sulmuesi argjentinas Messi, 33 vjeç, u përpoq të largohej nga klubi këtë verë dhe e quajti sagën e transferimit “një dramë brutale”.


Ai ka shënuar një herë deri më tani këtë sezon.



“Unë nuk kam ndonjë ankesë ose dyshim në lidhje me përpjekjen e tij,” tha Koeman, skuadra e të cilit do hapë fushatën e tyre të Ligës së Kampionëve kundër Ferencvaros të martën.


“Tani për tani performanca e tij mund të jetë më e mirë. Nga dita në ditë, ai është i lumtur dhe dëshiron të luajë e të jetë kapiten i ekipit.”


Messi është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe do të dalë kundër Juventusit dhe Cristiano Ronaldos në Grupin G të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, një kompeticion që ata nuk e kanë fituar që nga viti 2015.

Kampioni italian, Juve do të tregojë vetën si kundërshtar i ashpër dhe Koeman minimizoi shanset e Barcelonës për të ndihmuar Messin në një fitore tjetër këtë vit.

“Kur je te Barcelona gjithmonë dëshiron të jesh atje duke luftuar për trofe, qoftë në La Liga apo Evropë,” tha ish-menaxheri i Holandës.

“Ne nuk jemi favoritë, por mund të shkojmë larg.”/BBC/

Përshtati: Mapo.al


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas