Sport

Trajneri i Partizanit ia vë fajin terrenit të keq







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:19 - 25/07/19 |
ro ot

“Goli që pësuam na penalizoi! Nuk luajtëm ndeshjen më të mirë”. Trajneri italian i Partizanit, Franco Lerda, foli kështu për RTSH pas ndeshjes së humbur ndaj Sheriff, teksa ja hedh fajin edhe terrenit, pasi “nuk ishte i përshtatshëm. Nuk ishim të qartë, edhe pse krijuam disa mundësi”.


Ndryshimi me Qarabag? “Kundër tyre donim të luanim ndryshe në krahasim me sot, por pësuam gol dhe kjo na prishi ekuilibrat dhe planet. Duke rritur kështu bariqendrën, repartet nuk ishin të lidhura për 90 minuta”.




Përmbysja? “Besoj! Kemi parë që kjo skuadër ka vlera dhe se nuk jemi më pak se sa Sheriff. Duhet të limitojmë gabimet, sepse në pjesën e parë gabuam teknikisht dhe ndaj duhet të kemi besim nëse i ndreqim”.


Pjesa e parë, asnjë zbritje të krahëve, pse? “E thashë, në fillim patëm vështirësi! Ishim pak të qetë dhe të kontraktuar dhe kjo na solli të bënim gabime teknike, teksa më parë nuk i bënim”.


Lexo edhe: 

Partizani në tym, Sherifit i mjafti një gol për ta rrëzuar


Etiketa: , , , ,

Pas