Trajneri i Slavia Praga, Jindrich Trpisovsky, menjëherë pas ndeshjes, u ndje i keqardhur që skuadra e tij nuk doli me fitore nga “San Siro”, por ndërkohë i thuri elozhe edhe futbollistëve të tij.
“Meritonim fitoren, tifozët ishin fantastikë, djemtë gjithashtu. Mungon eksperienca, ndoshta na ndëshkoi në fund, por të vjen keq të dalësh me një pikë. Nëse luan me ekipe të mëdha ka vetëm një rrugë: të tregosh b***et! Ne e bëmë, djemtë e bënë! Meritonim shumë më shumë se sa kaq”.
“Duhet edhe fat, por e analizuam siç duhet Interin, që është një top klub, një gjigant. Zgjodha futbollistë që kishin uri dhe dëshirë, e vetmja mënyrë të mbanin Lukakun”.
Lexo edhe: