Aktualitet

Trajneri legjendar i arteve marciale humb jetën nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 03/07/20 |
mapo.al

Babai i yllit të arteve marciale Khabib Nurmagomedov dhe trajneri legjendar i këtij sporti, Abdulmanap ka ndërruar jetë në spital pas komplikimeve nga COVID-19. Trajneri qëndroi në Moskë për disa javë pasi pësoi sulm në zemër dhe më pas ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare nga komplikimet e sëmundjes së Covid-19, u raportua në media.


Vdekja e tij u njoftua nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov me një mesazh ku thoshte: “Një lajm i hidhur më ka prekur mua dhe miqtë e mi, Abdulmanap Nurmagomedov është larguar nga kjo botë.


Nga të gjithë njerëzit çeçen, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e Abdulmanap. Ai na la neve duke lënë një emër të mirë dhe premtues për brezat”.


Abdulmanap u sëmur në muajin Prill me simptoma të ngjashme me pneumoninë dhe gjendja e tij u përkeqësua. Ai doli pozitiv me koronavirus dhe më pas pësoi atak në zëmër, për të cilën iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.


Simptomat e koronavirusit ndikuan në gjendjen e tij shëndetësore dhe nuk ia doli të mbijetonte.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas