fbpx

Sport

Trajneri Reja thumbon Grezdën: Askush nuk është i pazëvendësueshëm






               Publikuar në : 15:50 - 07/06/19 |
mapo.al

Nesër në orën 15:00 në Rekjeavik do të luhet sfida eliminatore e Europianit të kombëtares shqiptare kundër Islandës. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajneri Edy Reja, i ka idetë e qarta: “Filozofia ime është që gjithmonë të luajmë për fitore. Elementi thelbësor është të dalim në fushë dhe të besojmë që do fitojmë. Islanda do rrezikojë me topat e gjatë që do të fusë ne zonë. Ne do të mundohemi të shfrytëzojmë hapësirat e krijuar dhe cilësitë e lojtarëve tanë.”


Në konferencën për shtyp para këtij takimi Reja nuk qëndroi pa thumbuar Eros Grezdën, futbollistin e Kombëtares që sipas FSHF-së u largua nga grumbullimi për arsye personale.



“Ai ka marrë një vendim të tillë dhe është përgjegjësi e tij. Kemi pasur pikëpamje të ndryshme. Është në planet tona dhe do të diskutojmë për të ardhmen, por diskutimi duhet të shtrihet në rang grupi. Janë të gjithë të vlefshëm, por askush nuk është i pazëvendësueshëm.”


Etiketa: ,

Pas