fbpx

ShowBizz

Transeksualja që mori pjesë në Big Brother, gjendet e varur me litar






               Publikuar në : 13:59 - 14/08/19 |
mapo.al

Konkurrentja e parë transeksuale që mori pjesë në Big Brother Australia, është gjendur e varur në banesën e saj në Hermosillo të Meksikës. Bëhet fjalë për Miriam Rivera, 38 vjeçe.


Bashkëshorti i saj, Daniel Cuervo ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se e shoqja i është vrarë në muajin shkurt, por lajmi është përhapur vetëm këto ditë. Sipas tij, Rivera ka refuzuar që të hynte në një rrjet prostitucioni dhe kjo është pikërisht arsyeja se përse e kanë vrarë.



Ai shton se ka marrë kërcënime personalisht, pas vetëvrasjes së dyshimtë të gruas.  Ngjarja shihet akoma edhe me më shumë dyshim, pasi trupi i saj i pajetë u dogj para se mjekësia ligjore të bënte autopsinë.

Miriam Rivera u bë fillimisht e famshme, pasi në vitin 2004 mori pjesë në reality show britanik “There’s something about Miriam”, ku disa meshkuj synonin të merrnin vëmendjen e modeles bukuroshe, pa e ditur në të vërtetë se ishte transeksuale. Po në të njëjtin vit, Miriam mori pjesë edhe në edicionin australian të Big Brother.

<
>
0f24addf66aed57c10bdaa2569279711 88ca66c656be870e9f10935a5d9172c8 BqQ6z-XCcAEGjvU


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas