Aktualitet

Transferimi në Dibër, caktohen dy prokurorët e dosjes 184








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 02/09/19 |
ro ot

Dy prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli do të hetojnë dosjen 184, për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në 2016. Prokurorët u caktuan me short, ndërsa drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cani nuk ishte pjesë e shortit për shkak të marrëdhënieve familjare me personat në hetim. Bëhet fjalë për Arben Keshin, kushëriri i prokurores së Dibrës i cili doli në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.


Hetimet nisën fillimisht nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova i cili u shkarkua nga vetingu. Më pas dosja e famshme i kaloi prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho, i cili shpalli moskopetencën e hetimeve një muaj më parë. Më pas kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi transferimin e dosjes në Dibër.


Institucioni i Krimeve të Rënda argumentoi se në këtë cështje nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, e për këtë shkak dosja nuk është në kompetencën e Krimeve të Rënda për ta hetuar.



Kjo dosje ka marrë përmasa ndërkombëtare. Në përgjimet që u publikuan nga “BILD”, dëgjohen eksponentët e lartë të mazhorancës, që nga kryeministri i vendit, Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish deputetët, Pjerin Ndreu e Artan Gaci, funksionari i policisë, Arben Keshi si dhe zyrtarë lokalë në Dibër, të cilët ushtrojnë trysni shtetërore për votuar kandidatin e PS-së për bashkinë e Dibrës.


*Lajme të tjera për transferimin e dosjes 184 në Dibër


Dosja “184”, shpëtojnë Rama dhe deputetët, Marku: E bëri prokurori

 

Dosja 184/ Bardhi: Rama varrosi hetimet për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër

 


Etiketa: , , , , , , ,

Pas