Aktualitet

Transporti publik në protestë/ Ndërhyn policia, shoqërohen mbi 15 persona





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:39 - 24/06/20 |
mapo.al

Punonjësit e transportit publik kanë dalë edhe sot në protestë para Ministrisë së Transportit. Ata nuk kanë pranuar që ta fillojnë sot punën, pavarësisht urdhrit, pasi kërkojnë të marrin edhe një bonus tjetër prej 40,000 lekësh, për muajt që kanë qenë pa punë.


Punonjësit kërkojnë gjithashtu heqjen e përgjegjësisë për moszbatim të protokollit kundër koronavirusit, pasi sipas tyre e kanë të pamundur kontrollin e pasagjerëve.


Duhet të hiqet përgjegjësia nga fatorinoja dhe shoferi për moszbatim të protokollit dhe të rimbursohemi me 40 mijë lekë të tjera”, -janë shprehur ata.



Duke qenë se grumbullimet nuk janë të lejuara, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit dhe ka shoqëruar mbi 15 persona.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas