Aktualitet

Çmimi i naftës/ Transporti publik në krizë, përgjysmohen urbanët në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:05 - 18/10/21 |
mapo.al

Nga sot transporti publik do të operojë me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane.






Në një njoftim për media Unioni i Transportit Publik njofton se pas një viti e gjysmë nga rihapja e transportit publik nuk është marrë asnjë masë për plotësimin e kërkesave ekonomike që janë premtuar, ndërsa rritja e pandërprerë e çmimit të naftës dhe largimi i stafit e kanë rënduar edhe më tej situatën ekonomike.


“Të nderuar, Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysmë nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.







E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit, jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane.




Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në institucionet vendore dhe ato qendrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori.



Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e institucioneve përgjegjëse”, thuhet në njoftim nga Unioni.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas