Aktualitet

Transporti publik/ Nga nesër të gjitha linjat ndërqytetëse fillojnë punën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:08 - 23/06/20 |
mapo.al

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga data 24 qershor do të rinisë transporti ndërqytetas në vend.


Rinisja e transportit ndërqytetës, sipas Ballukut do të bëhet në bazë të respektimit të protokollit të vendosur për masat COVID-19.


Nga momenti që të thonë ekspertët që mund të nisë ky shërbim.. detyrimisht është dashur që ky transport të fillojë, kemi pasur kërkesa të ndryshme nga shoqatat e transportit, është e vërtetë që impakti financiar në kompanitë e tyre ka qenë i rëndë.


Jemi konsultuar me Ahmetaj që të gjejmë iniciativa që do të mbështesin sektorin për t’u rihapur. Njohja e 100 për qind e shpenzimeve për konsumin e naftës. Gjithashtu kemi kërkuar, kemi dërguar listën e të gjithë punonjësve të këtyre kompanive që duhen mbështetur me pagën mbështetëse…


Duke nisur që nga nesër, ne do të punojmë që linjat ndërqytetase, të fillojnë të operojnë duke nisur nga data 24. Por duhet të theksojmë që duhet të respektohen protokollet”, – tha Balluku.

 

Kujtojmë këtu se më herët gjatë ditës së sotme, në një deklaratë për mediat ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi hapjen e Transportit Publik. Ministrja theksoi se Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik.

Manastirliu u shpreh se përdorimi i maskës do të jetë i detyrueshëm për qytetarët që përdorin transportin publik. Po ashtu ajo shtoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave.


Etiketa: ,

Pas