Aktualitet

Transporti publik refuzon të nisë punën: Nuk përballojmë kostot





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:58 - 23/06/20 |
mapo.al

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa pati një komunikim live në Facebook për situatën e COVID-19, bëri të ditur edhe vendimin e Komitetit Teknik i Ekspertëve, që vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik.


Më parë, Ministria e Shëndetësisë vendosi që transporti publik të rifillonte aktivitetin më 15 qershor, por rritja e ndjeshme e rasteve të reja me COVID-19, e shtyu rifillimin e punës edhe për një javë. Sot është dhe dita kur përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, por ky sektor duhet të plotësojë protokollet e sigurisë si dhe të punojë me 70% të kapacitetit.


Por shoqatat e transportit ndërqytetas dhe rrethqytetas thotë se është e pamundur të nisë puna. Në një prononcim për mediat, përfaqësues të kësaj shoqate thanë se nuk është i mundur zbatimi i protokollit të vendosur për ruajtjen e distancës dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.


Në një postim në rrjetet sociale, kjo shoqatë teksa ka publikuar protokollin e sigurisë shkruan: “Ministria e Shëndetësisë heq kufizimet për hapjen e transportit por mbetet në fuqi protokolli i sigurisë”.


Qytetet ku ka nisur transporti publik
Përfaqësues të këtij sektori në Shkodër thanë se puna do të rifillojë pasi kanë 4 muaj pa punë dhe se ndodhen në situatë të vështirë ekonomike. Ata shprehen se do t’i respektojnë protokollet anti-COVID.

Ndërkohë në Korçë, drejtuesit e furgonëve shprehen se janë të gatshëm të punojnë sipas protokolleve të sigurisë të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe me 70% të kapacitetit. Sipas tyre, nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës, dhe se puna duhet të rifillohet pasi po mbesin pa bukë.

Puna do të rifillojë edhe në Vlorë, megjithëse punonjësit kërkojnë më shumë mbështetje sepse me protokollet e vendosura nga ministria nuk mund t’i përballojnë dot kostot.

Në Fier, shoferët e linjave interurbane zhvilluan një protestë dhe patën 3 kërkesa. Në kërkesat e tyre përfshihet nisja e transportit ndërqytetas, luftimin e informalitetit dhe subvencionimin nga shteti. Ata shprehen se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës dhe se do të respektojnë protokollet e sigurisë.

LEXO EDHE: 

Merret vendimi për transportin publik, Manastirliu: S’do tolerohet mosrespektimi i masave


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas