Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm, bien në pranga 5 persona





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 30/06/20 |
mapo.al

Policia ka arrestuar 5 persona, të cilët transportonin disa emigrantë kundrejt pagesës. Emigrantët kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, duke synuar kalimin drejt vendeve të Evropës.


Në pranga kanë rënë shtetasit  M. K., 35 vjeç, F. F., 20 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të tre banues në Laç, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Zëmblak, duke transportuar me tre mjete në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 1000 euro, 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë nga Korça.


Gjithashtu janë arrestuar: E. Xh., 21 vjeç, banues në Pogradec dhe F. D., 24 vjeç, banues në Korçë, të cilët në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën nga Policia duke transportuar me një mjet në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 500 euro, 3 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.


Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas