Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm, pranga 3 personave në Pogradec





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:06 - 05/07/20 |
mapo.al

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm.


Ata u siguronin emigrantëve kalimin e kufirit kundrejt shpërblimit.


Të arrestuarit janë:


O.B., 32 vjeç, banues në Farkë, Tiranë dhe A.M., 27 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, të cilët u kapën duke transportuar në drejtim të Tiranës 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.


Si dhe E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, u kap duke transportuar në drejtim të Tiranës 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i Policsë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni i koduar “Perimetri”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Gjatë operacionit goditen edhe dy raste të tjera.

Vihen në prangat e policisë 3 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 14 emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– O.B., 32 vjeç, banues në Farkë, Tiranë dhe A. M., 27 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, pasi këta shtetas janë kapur në vendin e quajtur “Lumi i Vërdovës” në Pogradec, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin me mjetet tip “Suzuki” dhe “Benz” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

– E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në unazën e qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Mitsubishi”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas