Aktualitet

Transportonin heroinë/ Goditet grupi greko-shqiptar, mes të arrestuarve edhe një grua





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 16/07/20 |
mapo.al

Një grup greko-shqiptar është shkatërruar nga policia greke, pasi transportonte heroinë nga Turqia në Pire. Policia ka arrestuar dy shqiptarë të moshave 35 dhe 26 vjeç, si dhe tre grekë, mes tyre edhe një grua, të moshave 54, 60 dhe 37 vjeç.


Në rrjet janë të përfshirë edhe dy të huaj, njëri në burg dhe tjetri është shpallur në kërkim.


Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesat e pjesëtarëve të bandës 14 kilogramë e 289 gramë kanabis, 27 gramë kokainë, 3 fidanë kanabisi, 8 peshore precize, 6.840 euro, 2 automjete, 14 telefonë celularë, pajisje vakumi dhe grilë metalike.


Grupi hetimor ka dokumentuar të paktën 550 raste të trafikut të drogës të kryera nga ky grup. Hetimet po vijojnë nga prokuroria e Pireut.



Etiketa: , , ,

Pas