Elbasan-Një 20-vjeçar është vendosur në pranga pasi transportonte me furgon emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.
Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet R.H., banues në Durrës.
20-vjeçari u ndalua nga Policia në fshatin Bradashesh, teksa po drejtonte furgonin tip “Fiat” me 5 emigrantë nga Siria.
Fillimisht R.H. nuk iu bind urdhrit të efektivit për të ndaluar, dhe nga verifikimet e bëra rezultoi se drejtonte mjetin pa patentë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.