Dy skafistë shqiptarë nën drejtimin e një gomoneje, e cila kaloi gjatë natës nëpër Adriatik për të arritur brigjet e Ciolos në Itali më të zbardhur dita, nuk ia kanë dalë t’i fshihen forcave të policisë italiane.
Guardia di Finanza ka arritur t’i lokalizojë dhe bllokojë. Sipas mediave italiane dy skafistët shqiptarë, një 42 vjeçar me iniciale A.Z dhe një 28 vjeçar me iniciale A.X, që të dy nga Vlora, kanë përfunduar në pranga nën akuzën e favorizimit të emigrimit klandestin.
Sakaq 37 emigrantët kurdë dhe sirianë, mes tyre 5 gra e fëmijë, janë transferuar në një qendër pritjeje në Otranto, ku kanë deklaruar se janë sirianë./shqiptarja.com