Aktualitet

“Transportuesi”-Kush është efektivi i RENEA që u kap me 1 kg kokainë (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:39 - 14/05/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo siguron foton e efektivit të Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçi, i cili u arrestua pasditen e sotme në Tiranë në kuadër të një operacioni antidrogë. Burime bëjnë me dije se Liçi u kap me 1 kg kokainë. Sipas raportimeve, ai kishte rolin e transportuesit






Së bashku me efektivin e RENEA-s, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët thuhet se kishin rolin e bashkëpunëtorit. Efektivi bashkë me dy shokët, Ded Nimani dhe tjetri me mbiemrin Gaci janë kapur në aksin e vjetër Tiranë-Durrës në afërsi të Ndroqit.


Mësohet se policia ka zhvilluar hetime prej disa javësh deri në operacionin e sotëm që çoi në sekuestrimin e 1 kg kokainë dhe arrestimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.





Aktualisht policia ka sekuestruar 1 kg kokainë, dhe telefonat e tyre të arrestuarve, të cilëve do iu kontrollohen edhe kontaktet dhe thirrjet e tyre të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të përfshirëve të tjerë në trafik.

Lexo edhe :  Vrasja e 'Tallmanit'/ Kush janë djemtë e “5 Majit” që tronditën ushtrinë greke


Gjithashtu policia është duke zhvilluar kontrolle edhe në banesat e policit të RENEA-s dhe 2 trafikantëve.



Hetimet pritet të shtrihen jo vetën në Shqipëri, por dhe jashtë vendit për të mësuar se nga ka ardhur kokaina dhe se si ka mbërritur ajo deri në Tiranë, ku dhe u sekuestrua.

LEXO EDHE: 

Kapet me kokainë, arrestohet efektivi i RENEA dhe dy të tjerë në Tiranë (EMRI)

13


Etiketa: , , , ,

Pas