Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Tre automjete janë përplasur tek Gjykata e Rrethit në Unazë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e incidentit.
Mësohet se nga përplasja ka mbetur i lënduar një drejtues i njërit prej mjeteve, i cili është dërguar menjëherë në spital.